Transmetuar më 09-09-2026, 15:10

Vrasja në San Giorgio delle Pertiche, identifikohet viktima: është 35-vjeçari Ferdinant Hoti

Vijojnë hetimet për vrasjen në San Giorgio delle Pertiche. Burri i gjetur i pajetë brenda një Fiat Bravo në lumin Tergola është një shtetas shqiptar, Ferdinant Hoti, 35 vjeç, banues në Mirano, citon noa.al një raport të gazetës italiane Il Mattino. Verifikimet e para mjeko-ligjore tregojnë përdorimin e një arme zjarri.

I riu u identifikua përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhënave të tjera nga karabinierët e njësisë hetimore të Padovës. Shqiptari i kishte duart e lidhura në momentin e ekzekutimit. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt, sipas asaj që ka konstatuar mjeku ligjor Rafi El Mazloum, i cili kreu ekspertizën mjeko-ligjore mbi trupin.

Tatuazhet dhe gjurmët e gishtërinjve, gjithashtu ndihmuan për të zbuluar identitetin e 35-vjeçarit të gjetur në Tergola.

Trupi i pajetë i gjetur në San Giorgio delle Pertiche, në një basen të lumit Tergola, brenda një Fiat Bravo, u konstatua me tatuazh në shpinë.

Kur trupi i djalit përfundoi në ujë, ai kishte pushuar së marri frymë. Policia tha se nuk u gjetën gjurmë uji në mushkëri. Karabinierët po rindërtojnë lëvizjet e të riut për të zbuluar se me kë ishte takuar mbrëmjen e së hënës, 7 shtator.

Dalëngadalë po shtohen edhe hollësitë për automjetin e gjetur pa targa. Karabinierët arritën, përmes numrit të shasisë, te pronari i Fiat Bravo-s së zezë që ishte zhytur në basenin e Tergolës, ku, në sediljet e pasme, brenda një thesi të zi dhe të rënduar me goma makinash, u gjet trupi i burrit.

Rikuperimi i trupit (foto Piran)

Bëhet fjalë për një burrë banues në provincën e Venecias, i cili nuk kishte denoncuar vjedhjen e automjetit. Karabinierët po e marrin në pyetje për të kuptuar pozicionin e tij në lidhje me atë që ka ndodhur.

Të gjitha pikëpyetjet

Mënyra se si u gjet trupi e përforcon hipotezën e vrasjes. Kufoma e mbyllur në thesin e zi, gomat e përdorura për ta rënduar. Fiat Bravo që dyshohet se është shtyrë me dorë në basen. Bindja se dikush është përpjekur qëllimisht ta zhdukë trupin në ujë.

Edhe zgjedhja e vendit po shqyrtohet nga hetuesit. Automjeti është vënë re në agim edhe nga disa zejtarë që po kalonin aty pranë, vetëm disa dhjetëra metra larg rrethrrotullimit të ngarkuar të Torre di Burri.

Vrasja në San Giorgio delle Pertiche, ja çfarë dimë: rindërtimi me pamje

Karabinierët po analizojnë të gjitha kamerat e zonës, përfshirë edhe ato të një punishteje druri pranë vendit.

Edhe segmenti i lumit është kontrolluar në mënyrë të hollësishme. Për ta analizuar, janë hapur portat e ujit, në mënyrë që niveli të ulej.

Në atë zonë, niveli i Tergolës ishte veçanërisht i lartë për shkak të ujitjes së fushave.

Mes hipotezave është edhe ajo se personi ose personat që zgjodhën atë vend për të fshehur trupin i njihnin mirë veçoritë e basenit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit