Transmetuar më 09-09-2026, 14:35

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se Ferdinant Hoti është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, ndërsa ekspertët do të ekzaminojnë me kujdes automjetin tip Fiat Bravo, për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. Këto prova mund të ndihmojnë në përcaktimin e kohës dhe mënyrës se si trupi është futur në makinë.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 35-vjeçari është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar i pajetë në bagazh, apo nëse është qëlluar për vdekje pasi ndodhej brenda automjetit.

Një detaj i rëndësishëm për hetimin është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura. Ilgazzettino

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit