

Magazina prestigjioze “France Football” ka publikuar zyrtarisht listën e zgjeruar me 30 futbollistët e nominuar për edicionin e 70-të jubilars të “Topit të Artë 2026”. Për herë të parë në historinë e këtij trofeu, ceremonia madhështore nuk do të mbahet në Paris, por do të zhvendoset në Londër më 26 tetor, për të nderuar legjendën Stanley Matthews, fituesin e edicionit të parë të vitit 1956.
Edicioni i këtij viti paraqitet tejet i ekuilibruar dhe i paparashikueshëm. Mes pretendentëve kryesorë për të ngritur trofeun lart figuron fituesi i edicionit të kaluar, Ousmane Dembélé, megjithëse ai ka shprehur rezerva për shanset e tij për ta mbrojtur atë. Në garë janë rikthyer emra të mëdhenj të futbollit botëror, ku spikat edhe Lionel Messi, i cili përfshihet sërish në listë për trofeun e tij të nëntë në karrierë.
Favoritë të tjerë të mëdhenj për këtë edicion janë Kylian Mbappé, Harry Kane dhe Erling Haaland. Këta sulmues të fuqishëm vijnë me një bagazh të jashtëzakonshëm golash nga sezoni i shkuar, ndërsa një nga emrat më të përfolur për kurorëzimin është edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili i ka të gjitha kredencialet pas fitimit të titullit kampion në La Liga dhe Kampionatit Botëror.
Në listë figurojnë gjithashtu spanjollë të tjerë si Rodri, Cubarsi apo Fabian Ruiz, ndërsa gara mbetet e fortë edhe për trofeun e “Trajnerit të Vitit”, ku spikatin emrat e Luis Enrique dhe Luis De La Fuente.
Në ceremoninë e 26 tetorit në Londër, përveç çmimit kryesor, do të jepen edhe çmimet e tjera tradicionale, si trofeu “Copa” për talentin e vitit, “Yashin” për portierin më të mirë dhe çmimi “Gerd Muller” për golashënuesin më të mirë të vitit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






