

Arrestimi i këngëtarit Joz Marku pas ngjarjes së rëndë ku u dhunua ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi, ka sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Pavarësisht akuzave të rënda me të cilat përballet artisti, ai ka marrë mbështetje publike nga figura të njohura të rrjeteve sociale, mes tyre edhe Hatixhe Brika, e njohur si Hati e TikTok.
Hati ka publikuar në profilin e saj një video nga dita e saj e ahengut të ditëlindjes, ku Joz Marku kishte qenë i pranishëm si këngëtari i mbrëmjes. Ajo e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “I bashkohemi trendit”, duke i shprehur hapur mbështetjen e saj këngëtarit të arrestuar.
Kujtojmë se Jozefin Marku akuzohet nga organet e rendit për pesë vepra penale, konkretisht “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Në kuadër të këtij hetimi, përveç Markut dhe Kristjan Nikollit, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Anton Huli, 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç. Sipas autoriteteve, këta persona dyshohet se në bashkëpunim kanë dhunuar Eduart Kuçin, për shkak të pretendimeve se ky i fundit kishte bërë fyerje ndaj tyre në rrjetet sociale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






