Transmetuar më 09-09-2026, 12:33

Policia e Tiranës ka shoqëruar katër persona në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në zonën e Brrylit.

Të shoqëruarit janë drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz në momentin e ngjarjes, menaxheri i pikës, administratori dhe drejtuesi teknik. Veprimet proceduriale po kryhen për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për incidentin, i cili përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, solli edhe plagosjen e tre punonjësve.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat e Policisë, dyshohet se shpërthimi ndodhi gjatë procesit të furnizimit të mjetit me gaz, në një kohë kur në mjediset e pikës kishte pasur rrjedhje të lëndës djegëse.

Tre punonjësit e karburantit që mbetën të lënduar u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit