

Policia britanike ka publikuar emrin dhe fotografinë e 45-vjeçarit Fitim Lleshi. Ai kërkohet në lidhje me aksidentin ku humbi jetën një këmbësor 68-vjeçar në Hall Green.
Policia në Birmingham të Britanisë së Madhe ka shpallur në kërkim Fitim Lleshin, 45 vjeç, në lidhje me një aksident të rëndë rrugor ku humbi jetën një këmbësor 68-vjeçar.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 3 shtator, rreth orës 20:45, në zonën e Stratford Road, në Hall Green, raporton noa.al duke cituar Birmingham Live.
Sipas të dhënave të para, 68-vjeçari po ecte në këmbë pranë një supermarketi Aldi, kur u përplas nga një automjet me ngjyrë të errët.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, i moshuari nuk mundi të mbijetonte.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e West Midlands ka publikuar emrin dhe fotografinë e Fitim Lleshit, banues në Birmingham, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
45-vjeçari kërkohet nën dyshimin për shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit.
Stratford Road u mbyll për disa orë gjatë ditës së premte, 4 shtator, ndërsa hetuesit kryen veprimet për rindërtimin e dinamikës së aksidentit.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






