Transmetuar më 09-09-2026, 10:57

Këngëtari i njohur Aziz Murati, 48 vjeç, dyshohet se është personi i plagosur me armë zjarri pas mesnatës në hyrje të fshatit Haraçinë, pranë Shkupit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 të 8 shtatorit, raporton noa.al duke cituar mediat maqedonase.

Sipas të dhënave paraprake, ndaj 48-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri nga një automjet ku ndodheshin dy persona.

Njëri prej tyre dyshohet se e njihte Muratin.

Pas të shtënave, personat që ndodheshin në automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha zyrtarisht se në spital është dërguar A. M., 48 vjeç, nga Shkupi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas njoftimit, ai ka deklaruar se në hyrje të Haraçinës ndaj tij kishte qëlluar nga një automjet një person që e njihte, i cili shoqërohej nga një person tjetër.

Burime të televizionit Alsat bëjnë të ditur se i plagosuri dyshohet të jetë këngëtari Aziz Murati.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe gjetjen e personave të përfshirë.

Noa.al u përpoq të marrë një prononcim nga këngëtari i njohur ose përfaqësues të tij, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ishte e mundur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit