

Një shpërthim që ndodhi sot në mëngjes në një pikë karburanti Eida tek zona e Brrylit në Tiranë, shkaktoi plagosjen e tre personave.
Ata janë punonjës të biznesit të kompanisë, Eida (Europetrol Albania) njohur dhe si Elda.
Të plagosurit janë Blerim Hakballa, 22 vjeç, Rezart Abazi, 30 vjeç dhe Aurel Xhanaj, që të tre banues në Tiranë.
Paraprakisht thuhet se të rinjtë e plagosur, pasi janë dërguar në spital, aktualisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Noa.al u përpoq të marrë një prononcim nga përfaqësues të kompanisë, por nga kontakti me ta, nuk u bë e mundur marrja e një qëndrimi zyrtar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






