Transmetuar më 09-09-2026, 08:04

TIRANË, 9 shtator 2026 – Një shpërthim i fuqishëm në një prej depozitave të karburantit Elda në zonën e Brrylit në Tiranë, ka shkaktuar panik te banorët e zonës dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa banorët tregojnë se forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa e përjetuan si një tërmet. Sipas dëshmive, zhurma e fortë i ka zgjuar nga gjumi dhe ka shkaktuar alarm në të gjithë zonën.

Nga shpërthimi, një prej depozitave të karburantit ka marrë flakë, ndërsa një godinë njëkatëshe pranë pikës së karburantit është shembur si pasojë e fuqisë së shpërthimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe efektivë të Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e perimetrit.

Më herët është raportuar se tre punonjës kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e incidentit dhe flakët që kanë përfshirë zonën e karburantit.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende për t’u përcaktuar, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit