

Shpërthimi sot në mëngjes tek pika e shitjes së karburantit Elda në zonën e Brrylit në Tiranë është shoqëruar me pasoja serioze.
Mësohet se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit dhe për pasojë janë plagosur tre persona, dyshohet të jenë punonjës të kompanisë, si dhe është shembur një godinë njëkatëshe.
Raportohet se në pikën e shitjes së karburantit ka shpërthyer një bombolë gazi, duke shkaktuar dëmtimin e tre punëtorëve. Ngjarja ndodhi gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.
Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.




Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






