

TIRANË, 9 shtator 2026 – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë.
Policia tha zyrtarisht se "tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombulë gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.
Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha edhe se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e tre punëtorëve të kompanisë Elda që ka pikën e karburantit në zonë.
Po ashtu ka edhe dëme të konsiderueshme në pikën e karburantit dhe është shembur një godinë njëkatëshe.
Rruga nga ura e Brrylit drejt bulevardit Zhan D’ark është bllokuar pas shpërthimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm.






Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






