Transmetuar më 09-09-2026, 07:24

TIRANË, 9 shtator 2026 – Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i kthjellimeve me vranësira, të cilat pritet të zhvillohen kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Sipas parashikimit meteorologjik, përgjatë zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu, me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të forcohet deri në 10 m/s.

Në zonat bregdetare pritet valëzim i forcës 1–3 ballë, duke ruajtur përgjithësisht kushte të moderuara në det.

Në tërësi, dita do të paraqitet me moti të qëndrueshëm, me mundësi për reshje të dobëta dhe të izoluara kryesisht në relievet malore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit