

TIRANA — Policia e Tiranës ka vijuar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.
Sipas të dhënave zyrtare, të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Bledar Dauti, 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në vendin e njohur si zona e “Fushës” në Laprakë.
Si pjesë e veprimeve të para hetimore, shërbimet e rendit kanë lokalizuar dhe sekuestruar një automjet të braktisur nga autorët, i cili u gjet vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Policia po vijon operacionin në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave, sigurimin e provave dhe kapjen e personave përgjegjës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






