Transmetuar më 08-09-2026, 22:21

Dalin emrat e dy të plagosurve me armë në Laprakë, Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri

Dy burrat u paraqitën të plagosur me armë zjarri rreth orës 21:20. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur te “Fusha” në Laprakë, ndërsa autorët dhe motivi mbeten ende të paqartë

Tiranë – Kanë dalë emrat e dy personave që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Të plagosurit janë Bledar Dauti, rreth 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, rreth 35 vjeç, raporton noa.al.

Të dy janë paraqitur në spital rreth orës 21:20, me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e njohur si “Fusha”, në Laprakë.

Ende nuk është bërë e qartë dinamika e përplasjes, nëse dy burrat kanë qenë së bashku në momentin e të shtënave, si dhe kush ka qëlluar ndaj tyre.

Po kështu, nuk dihet ende motivi i ngjarjes dhe numri i personave që mund të jenë përfshirë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar vendin e saktë ku janë qëlluar Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, për të rindërtuar lëvizjet e tyre para plagosjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit