

GJIROKASTËR — Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, ndërkohë që autoritetet po hetojnë mundësinë e një shkaktari të qëllimshëm.
Flakët u konstatuan në një kanal të vendosur mes një toke bujqësore dhe perimetrit të Fushës së Aviacionit. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e shpejtë të vatrës, duke evituar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Sipas raporteve paraprake, ngjarja nuk ka shkaktuar dëme materiale në pasuri apo rrezik për mjedisin përreth. Grupi hetimor ka nisur punën në terren për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e saktë të rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






