Transmetuar më 08-09-2026, 20:54

TIRANË- Protesta e qytetarëve kundër qeverisë hyri sot në ditën e 101-të, me tubimin që u shoqërua me marshim në rrugët e Tiranës, thirrje politike, momente tensioni dhe përplasje me forcat e Policisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në zonën e përcaktuar për tubimin dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kuqezi dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, situata u tensionua në disa momente. Protestuesit hodhën vezë në drejtim të forcave të Policisë, ndërsa pati edhe shoqërime të personave nga uniformat blu.

Në vijim, një pjesë e protestuesve u ulën në shesh, ndërsa tubimi u shoqërua me bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Përgjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesat e tyre për ndryshim politik, dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Protesta, e cila fillimisht nisi si reagim ndaj situatës së krijuar në Zvërnec, tashmë prej 101 ditësh vijon me një platformë më të gjerë kërkesash politike.

Tubimet kanë përfshirë qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, ndërsa marshimet janë shtrirë në disa prej rrugëve dhe hapësirave kryesore të Tiranës.

Në fotot e mëposhtme, ndiqni momentet kryesore të ditës së 101-të të protestës: nga nisja e marshimit dhe mbërritja pranë institucioneve, te tensionet me Policinë, shoqërimet, ulja e protestuesve në shesh dhe bllokimi i rrugëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit