Transmetuar më 08-09-2026, 19:57

FUTBOLL- Lionel Messi është përfshirë në listën e kandidatëve për çmimin “Topi i Artë” 2026, pas një sezoni të spikatur me Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas, 39 vjeç, regjistroi 45 gola dhe 30 asistime në 49 ndeshje gjatë sezonit 2025/26, duke ndihmuar ekipin amerikan të fitojë për herë të parë trofeun e MLS Cup.

Messi rikthehet kështu në garën për një prej çmimeve individuale më prestigjioze në futboll. Argjentinasi e ka fituar “Topin e Artë” tetë herë gjatë karrierës së tij.

Çmimet e fituara nga Messi kanë ardhur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Me nominimin e vitit 2026, Messi synon të shtojë një tjetër trofe individual në karrierën e tij dhe të zgjerojë rekordin si futbollisti me më shumë “Topa të Artë”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit