

KOSOVË- Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të sjellë ndryshime në ekipin e moderimit, pas largimit të Jonida Vokshit nga drejtimi i formatit.
Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht emri i personit që do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të ri.
Një prej emrave që po përflitet së fundmi është Elijona Binakaj, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova 4”. Lajmi është hedhur si mundësi nga gazetari Elton Tozaj gjatë një interviste, pa pasur deri tani një konfirmim zyrtar nga produksioni.
Binakaj ishte një prej protagonisteve të edicionit të katërt, ku arriti deri në finalen e madhe dhe u rendit në vendin e dytë.
Nëse ky informacion do të konfirmohej, kalimi i saj nga pozicioni i banores në atë të moderatores do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e saj televizive.
Megjithatë, deri në një njoftim zyrtar nga Klan Kosova, produksioni i programit ose vetë Elijona Binakaj, emri i saj mbetet vetëm një prej alternativave që po qarkullojnë për sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova 5”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






