

KRUMË- Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Krumës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”.
Dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet J. A., 29 vjeç, banues në Krumë, është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, F. D., rreth 30 vjeç.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plagosjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të 29-vjeçarit dhe rrethanat e konfliktit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






