

TIRANË – Situatë e tensionuar është regjistruar këtë të martë para godinës së Kuvendit, ku vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike.
Forca të shumta policie kanë rrethuar perimetrin e Parlamentit, ndërsa protestuesve u është kufizuar afrimi pranë godinës së Kuvendit.
Pavarësisht pranisë së shtuar të policisë, protestuesit kanë vijuar tubimin dhe thirrjet kundër qeverisë. “Ju erdhi fundi!” është një prej sloganeve të dëgjuara gjatë protestës.
Në një moment të protestës, situata është tensionuar dhe dy protestues janë shoqëruar nga efektivët e policisë. Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht rrethanat apo arsyet e shoqërimit të tyre.
Protesta zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa brenda Kuvendit po zhvillohet seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.
Ndërkohë, prania e madhe e forcave të policisë dhe kufizimi i lëvizjes në zonën përreth Parlamentit kanë krijuar tension dhe përplasje verbale mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






