

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 20 persona, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/1/2 i Kodit Penal.
Masa e sigurisë është kërkuar nga Prokuroria e Sarandës në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 442 të vitit 2026, të nisura pas informacionit referues të përcjellë nga Komisariati i Policisë Sarandë.
Sipas hetimeve, personat e dyshuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, por edhe kanabis.
Aktiviteti i dyshuar kriminal zhvillohej në zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit, kryesisht në shëtitore, plazhe, pranë ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë, gjimnazeve dhe në beach bare. Sipas Prokurorisë, në shënjestër të shpërndarjes dyshohet se kanë qenë edhe turistët.
Në krye të grupit të dyshuar të shpërndarjes, sipas hetimeve, qëndronte Altin Arapi.
Të arrestuarit janë:
Altin Arapi Arlind Kostaq Osmani Feliks Faik Filija Medi Enver Myftaraj Nikolin Martin Rakipi Altin Halit Arapi (Demiri) Klerjan Milsim Popshimi Redian Astrit Arizi Erjon Ruhan Dido Dhimitër Astrit Terolli Xhuliano Emin Mejdi Vasil Armandi Kaçi Flatun Orhan Lalaj Bledar Adi Kovaci Shefqet Ronald Bezhani Andrea Vlash Babi Nazif Edmond Refitaj Elvis Edmond Demçaj Devis Stavro Saliaj Korado Edmondi Omeri Prokuroria dyshon gjithashtu se në këtë aktivitet mund të jenë përfshirë shtetas të huaj, të cilët kontaktonin personat e dyshuar për blerjen e sasive të lëndëve narkotike dhe më pas kryenin shpërndarjen e tyre në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.
Sipas hetimeve, kanabisi dyshohet se sigurohej nga fshati Shenvasil dhe zonat përreth.
Në funksion të procedimit penal, gjatë një periudhe dy mujore janë kryer veprime të simuluara dhe përgjime ambientale, përmes të cilave, sipas Prokurorisë, është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike.
Në një fazë të mëparshme të hetimit janë arrestuar shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., të cilëve iu është sekuestruar rreth 4 kilogramë kanabis.
Sipas të dhënave të hetimit, dozat e shitura varionin nga 0.3 gramë deri në 3.5 gramë, ndërsa çmimet lëviznin nga 2 mijë deri në 35 mijë lekë, në varësi të llojit të lëndës narkotike.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve për caktimin e masave të sigurimit dhe kontrolleve në banesa, janë gjetur dhe sekuestruar, ndër të tjera, edhe dy armë zjarri në banesat e personave nën hetim D. S. dhe Sh. B.
Hetimet për këtë procedim penal vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






