Transmetuar më 08-09-2026, 15:52

Policia ka marrë masa të shtuara të sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa hyrja në rrugën “Xhorxh Bush” dhe në pedonale është bllokuar nga të dyja anët.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, prania e forcave të policisë është shtuar ndjeshëm në zonën pranë Parlamentit, në kuadër të masave për mbarëvajtjen e protestës.

Protesta shënon ditën e 101-të dhe zhvillohet në një moment kur Kuvendi rikthehet në aktivitet pas pushimeve verore, duke çelur sesionin e ri të legjislaturës së 11-të.

Deputetët pritet të mblidhen në sallën e seancave plenare në orën 17:00, në një seancë që pritet të ketë kryesisht karakter ceremonial.

Fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas do të vijojnë procedurat që lidhen me nisjen zyrtare të sesionit të ri parlamentar.

Pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në seancën hapëse mbetet ende e pakonfirmuar. Ndërkohë, lideri i opozitës, Sali Berisha, pritet të mungojë, pasi ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit