Transmetuar më 08-09-2026, 15:24

Dy grabitje të njëpasnjëshme, me një vlerë totale prej rreth 200 milionë lekësh, kanë tronditur qarkun e Beratit gjatë javës së fundit. Në shënjestër të autorëve kanë qenë dy biznesmenë, të cilëve u janë grabitur kasafortat gjatë orëve të natës.

Njëra prej ngjarjeve ka ndodhur në ambientet e biznesit “Veza e Mëngjesit”, përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, në pronësi të shtetasit Leonard Fani.

Grabitja e dytë është regjistruar në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronar i kompanisë “Center Albania”.

Sipas të dhënave paraprake, në të dyja rastet autorët kanë mundur të marrin kasafortat, ku dyshohet se ndodheshin rreth 100 milionë lekë në secilën prej tyre.

Hetuesit dyshojnë se pas dy grabitjeve mund të fshihet një grup prej disa personash, të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe gjatë orëve të natës.

Autorët dyshohet se kanë përdorur maska dhe kapuça për të fshehur identitetin, ndërsa mënyra e veprimit dhe objektivat e përzgjedhur po analizohen nga grupi hetimor.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit