

Muhamed Sylisufaj, 59 vjeç, humbi jetën, ndërsa Albert Dunisha, Ilir Dautaj dhe Afrim Aliaj mbetën të plagosur rëndë pasi shtylla e ndriçimit preku telat e energjisë elektrike
Tropojë – Kanë dalë emrat e katër punonjësve të Bashkisë Tropojë të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme pranë fshatit Bujan, ku një shtyllë ndriçimi preku telat e energjisë elektrike.
Viktima është Muhamed Sylisufaj, 59 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Të plagosur rëndë kanë mbetur Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47 vjeç dhe Afrim Aliaj, 21 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në rrugën e Dobravës, ndërsa katër punonjësit po kryenin punime për shpërndarjen dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj punonjësit kanë humbur ekuilibrin. Shtylla ka prekur telat e energjisë elektrike, duke përcjellë rrymën te personat që po e mbanin.
Muhamed Sylisufaj nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa tre kolegët e tij janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Punonjësit po kryenin detyrën sipas planit të punës të Bashkisë Tropojë, të datës 4 shtator 2026.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si ndodhi aksidenti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






