Transmetuar më 08-09-2026, 13:29

Tragjedi në Tropojë, shtylla e ndriçimit prek telat e rrymës: humb jetën 59-vjeçari, plagosen 3 punonjës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë ranë në kontakt me rrymën elektrike gjatë vendosjes së shtyllave të ndriçimit.

Si pasojë, Muhamed Sylisufaj, 59 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tre punonjës të tjerë, Albert Dunisha, 40 vjeç, Ilir Dautaj, 47 vjeç dhe Afrim Aliaj, 21 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, pranë fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës.

Sipas të dhënave paraprake, punonjësit po kryenin shpërndarjen dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit përgjatë rrugës.

Dyshohet se, në çastin kur po vendosnin një prej shtyllave në bazament, për shkak të peshës së saj katër punonjësit kanë humbur ekuilibrin.

Shtylla ka prekur telat e energjisë elektrike dhe rryma është përcjellë te punonjësit që po e mbanin.

59-vjeçari M. S. nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa tre të dëmtuarit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Bajram Currit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Nga të dhënat paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportimin dhe shpërndarjen e shtyllave sipas planit të punës të datës 4 shtator 2026 të Bashkisë Tropojë, përmes Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen. /noa.al

Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit