Transmetuar më 08-09-2026, 12:38

LEZHË — Situata e zjarreve në qarkun e Lezhës ka shënuar një përkeqësim të re, pasi vatrat e flakëve janë riaktivizuar në fshatin Kalivaç.

Përballë rrezikut të përhapjes së flakëve, autoritetet kanë intensifikuar masat e reagimit. Gjatë orëve të fundit ka nisur ndërhyrja e menjëhershme në terren me trupa të Forcave të Armatosura, të cilët janë pozicionuar në zonën e Kodrës së Liqenit dhe në luginën e Vomës, në fshatin Rras.

Për shkak të terrenit të vështirë që vështirëson lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse, operacionit i është bashkuar edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, ndërsa strukturat vendore të emergjencave civile dhe shërbimi pyjor vijojnë angazhimin e tyre në vijën e parë të zjarrit për të vënë situatën nën kontroll.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit