Transmetuar më 08-09-2026, 11:35

TIRANË — Një grup i vogël qytetarësh dhe protestuesish janë mbledhur paraditen e kësaj të marte para godinës së Kryesisë së Kuvendit, në kohën kur aty po pritej të niste mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Të pranishmit kanë lëshuar thirrje të ashpra ndaj institucionit dhe deputetëve, duke bërtitur parulla si "Ju jeni Kryesia e turpit" dhe "Turp, parlamenti i krimit", ndërsa u kanë bërë thirrje ligjvënësve të tregojnë dinjitet në detyrë.

Për të shmangur tensionet dhe për të garantuar rendin e sigurinë pranë perimetrit të institucionit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i spostuar protestuesit nga hyrja e godinës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit