

TIRANË — Ish-banorja e njohur e ekranit, Françeska Murati, ka thyer heshtjen duke konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se i ka dhënë fund marrëdhënies me bashkëshortin e saj, babanë e djalit të saj. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo sqaroi se pavarësisht ndarjes prej kohësh, mes tyre ruhet një raport i shkëlqyer, i bazuar te respekti dhe dashuria e ndërtuar që nga mosha 15-vjeçare.
"Për ta thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç… Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë," u shpreh Françeska, duke hedhur poshtë zërat se pjesëmarrja e saj në "Big Brother VIP" ka qenë shkak për prishjen e familjes, dhe shtoi se ajo takohet me ish-partnerin çdo ditë, ndërsa edhe marrëdhëniet me familjet përkatëse mbeten shumë të mira.
Gjatë intervistës, ajo shpjegoi gjithashtu arsyen pse kishte zgjedhur të heshtte deri më tani, duke theksuar se ish-partneri i saj nuk është një personazh publik dhe nuk dëshiron ta përfshijë atë në vëmendjen e mediave rozë që ai nuk e ka zgjedhur vetë.
Përveç konfirmimit të ndarjes, Françeska iu përgjigj edhe aludimeve të fundit në rrjet rreth një lidhjeje të re të mundshme, duke i quajtur ato trillime të manipuluara. Ajo sqaroi se fotot e publikuara së fundmi janë të modifikuara përmes programeve kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, ndërkohë që ajo ka qenë thjesht duke kaluar kohë me një shoqe. Modelja u shpreh e lodhur nga vala e vazhdueshme e lajmeve të rreme dhe aludimeve rreth jetës së saj private, duke përfunduar se nuk mund të harxhojë kohë për t’i dhënë shpjegim çdo mashtrimi që qarkullon në internet.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






