Transmetuar më 08-09-2026, 09:05

TIRANË — E ftuar në emisionin "Live From Tirana", ish-missi dhe modelja Kleoniki Delijorgji ka dhënë një intervistë ku ka sqaruar disa nga deklaratat e saj të bujshme në rrjetet sociale, duke u ndalur te pikëpamjet e saj rreth marrëdhënieve dhe lidhjeve afatgjata.

Gjatë bisedës me moderatorin Stenaldo Mëhilli, Delijorgji theksoi se nuk është nga ato vajza që mund të reduktohet vetëm në një lidhje kalimtare, duke vendosur theksin te rëndësia e përkushtimit dhe seriozitetit.

"Unë do bëj seks vetëm me burrin tim. Pikë… Nuk jam virgjëreshë, jam Virgjëreshë në horoskop. Kam kryer marrëdhënie në këtë jetë, kanë qenë të dashurit e mi," u shpreh ajo, duke shtuar se aktualisht është në kërkim të partnerit të duhur.

Lidhur me cilësitë që kërkon te një mashkull, modelja veçoi pastërtinë e qëllimit dhe dëshirën për të krijuar një lidhje të qëndrueshme. Sipas saj, elementi kryesor është që partneri ta shohë atë përtej aspektit fizik, si një femër për të ndarë të ardhmen, pavarësisht sfidave apo ndryshimeve që mund të sjellë jeta në çift.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit