

Një konflikt i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari me inicialet A. V. ka qëlluar me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Q. L. dhe djalit të tij, 24-vjeçarit Y. L.
Në përleshje, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin A. V.
Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari Y. L. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa babai i tij, 63-vjeçari Q. L., ka mbetur i plagosur.
Policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit A. V. Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në konflikt.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Hetimet janë në vijim dhe rrethanat e sakta të konfliktit pritet të sqarohen në vijim nga autoritetet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






