

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë këtë të hënë në ditën e saj të 100-të.
Si çdo pasdite, protestuesit janë mbledhur pas orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, mes tyre “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Atje, ata kanë vijuar protestën me thirrje dhe fjalime, duke përsëritur kërkesën kryesore për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Në ditën e 100-të, protestuesit kanë ndërmarrë edhe një formë simbolike proteste. Të lidhur dorë për dore, ata kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë.
Protesta vijon, ndërsa pritet që organizatorët të njoftojnë për vijimin e aksionit në ditët në vazhdim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






