Transmetuar më 07-09-2026, 20:46

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet për rekrutim dhe abuzim seksual ndaj dy 16-vjeçareve.

Mediat helene raportojnë se 33-vjeçari akuzohet se u siguronte klientë të miturave dhe organizonte takimet e tyre kundrejt përfitimit financiar.

Hetimet ndaj 33-vjeçarit u kryen nga një ekip special i Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, ndërsa prangosja u bë në bazë të një urdhër-arresti. Sipas autoriteteve, veprimtaria e dyshuar kishte nisur të paktën që nga qershori i këtij viti.

Policia thotë se 33-vjeçari publikonte reklama në faqe interneti erotike, ku përfshiheshin fotografi të dy të miturave dhe numri i tij i telefonit. Përmes këtyre reklamave, ai dyshohet se kontaktonte personat e interesuar dhe caktonte takimet me vajzat.

Gjatë arrestimit, 33-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë. Në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme provash digjitale, si dhe 45 gramë kanabis i papërpunuar.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore të mitura me qëllim shfrytëzimin seksual, rrëmbimin e një të mituri për përfitim, pornografinë me të mitur përmes sistemeve informatike, prostitucionin e përsëritur, dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe shkeljen e legjislacionit për substancat narkotike.

Pas arrestimit, 33-vjeçari është dërguar përpara Prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit për të cilin akuzohet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit