

Një banesë në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pronari i banesës, Barjam Sulejmani, ka deklaruar se objekti ishte i pabanuar dhe se në momentin kur ka rënë zjarri nuk ndodhej aty.
Sipas tij, dyshimet paraprake të shërbimit zjarrfikës janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të rënies së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






