

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Gramsh-Cërrik, ku një këmbësore është përplasur nga një motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i motorit dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi, kur ka përplasur gruan që po lëvizte në këmbë anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka rënë në asfalt dhe ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Raportohet se për shkak të plagëve të marra, ajo ka humbur përkohësisht ndjenjat në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i motorit ka ndaluar një automjet që po kalonte në rrugë dhe, së bashku me drejtuesin e tij, kanë transportuar gruan e dëmtuar drejt spitalit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Më pas, drejtuesi i motorit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të motorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për gjendjen shëndetësore të këmbësores.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






