

VLORË – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një vizitë në qytetin e Vlorës, ku është ndalur pranë ish-Parkut “Aulona”.
Rama është pritur nga kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, ndërsa në fokus të vizitës ka qenë edhe projekti për transformimin e kësaj hapësire.
Ish-Parku “Aulona” ka qenë prej vitesh pronë private, ku funksiononte një park lojërash për fëmijë. Sipas projektit të parashikuar, zona pritet të rikthehet në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër publike, duke i dhënë qytetit një ambient të ri për banorët dhe familjet.
Projekti synon transformimin e hapësirës në një zonë më funksionale dhe të aksesueshme për qytetarët e Vlorës.
Vizita e kryeministrit vjen në kuadër të zhvillimeve dhe projekteve urbane që po zbatohen në qytetin bregdetar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






