Transmetuar më 07-09-2026, 17:08

VELIPOJË – Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e së hënës në plazhin e Velipojës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:15, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Pavarësisht ndërhyrjes për t’i dhënë ndihmën e parë, 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit