Transmetuar më 07-09-2026, 15:03

SELENICË – Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku janë përplasur një automjet dhe një furgon pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e dinamikës së aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit