

LEZHË – Forcat e Policisë, me vendim të Gjykatës së Lezhës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm të tyre, në kuadër të hetimeve intensive për zbardhjen e ekzekutimit të Viktor Bardhit.
Aksioni policor kishte si objektiv kryesor gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen direkt me vrasjen e viktimës.
Viktor Bardhi u qëllua për vdekje ndërsa po lëvizte brenda automjetit të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët përdorën një armë zjarri të pajisur me silenciator për të kryer krimin.
Grupi hetimor po vijon punën në terren për analizimin e pistave të mundshme dhe sekuestrimin e çdo prove që mund të ndihmojë në zbardhjen e konflikteve të mëparshme mes palëve dhe identifikimin e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






