

TIRANË – Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ka pësuar përkeqësim të shëndetit menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, ngjarja ka nisur më datë 4 shtator 2026, kur gruaja kishte mbërritur në Shqipëri. Pasi nuk ishte ndjerë mirë brenda ambienteve të aeroportit, ajo ka marrë fillimisht ndihmën e parë nga stafi mjekësor i pranishëm atje.
Më pas, ajo është transportuar me autoambulancë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) për të marrë trajtim të specializuar mjekësor, ku ka ndërruar jetë më 5 shtator 2026.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






