Transmetuar më 07-09-2026, 12:06

KAMËZ – Një 30-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë zjarri të llojit manovër gjatë një ceremonie martesore.

Ngjarja është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Kamëz, teksa shtetasi me inicialet F. K., 30 vjeç, po lëvizte në drejtim të zonës së Institutit. Sipas autoriteteve, ai ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë korteut të dasmës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë ndërhyrë duke sekuestruar armën e dyshuar manovër në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kanë kaluar autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit