Transmetuar më 07-09-2026, 12:05

Shpërthim me eksploziv në Ishull-Lezhë, lënda plasëse vendoset në portën e një banese

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:50 në Ishull-Lezhë. Ka vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa motivi dhe autorët mbeten ende të paidentifikuar

Lezhë – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ishull-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe as personi apo personat që kanë vendosur lëndën plasëse.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit