Transmetuar më 07-09-2026, 12:04

LEZHË – Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë orëve të vona të natës zonën e Ishull-Lezhës, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në pronë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet e plota hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit