Transmetuar më 07-09-2026, 11:23

FIER – Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit dhe Lushnjës, pasi dyshohen se kanë shkaktuar zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, ndërsa dy të moshuar janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për zjarrvënie nga pakujdesia.

Në fshatin Eskaj të Lushnjës u arrestua 60-vjeçari K. B., i cili u kap në flagrancë duke ndezur qëllimisht zjarr në një tokë që e kishte marrë me qira. Ndërkohë, në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, u arrestua 25-vjeçari E. S., pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku flakët përfshinë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Po ashtu, autoritetet proceduan penalisht dy shtetas të moshës 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se ndezën zjarre në tokat e tyre në fshatin Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës. Për shkak të erës së fortë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në sipërfaqe me bimësi.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia ka përsëritur apelul për qytetarët që të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore dhe të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar pasojat në mjedis dhe pronë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit