

TIRANË – Një çantë e dyshimtë e konstatuar këtë të hënë në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme ka vënë në alarm autoritetet policore, të cilat kanë zbatuar menjëherë protokollet e sigurisë.
Pas sinjalizimit, ekspertët antieksplozivë dhe shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të verifikuar përmbajtjen e çantës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët.
Pas kontrollit të kryer nga strukturat e specializuara, u konstatua se çanta ishte bosh dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike.
Pavarësisht se alarmi rezultoi fals, autoritetet ndoqën procedurat standarde të verifikimit për të garantuar sigurinë në zonë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






