

POGRADEC – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Pogradec–Korçë, konkretisht në segmentin e Qafë Pllocës, duke lënë të plagosura dy gra.
Ngjarja ka ndodhur kur dy automjete që udhëtonin në kahe të kundërta janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit nga njëri prej drejtuesve, çka ka sjellë përplasjen ballore.
Si pasojë e goditjes, dy shtetase kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






