

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në Durrës-Tiranë, humbi jetën Hysen Balla
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:20. Hysen Balla, 45 vjeç, humbi jetën pas përplasjes me një kamion, ndërsa në ngjarje u përfshinë gjithsej pesë automjete
Durrës – Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku u përfshinë pesë automjete.
Viktima është Hysen Balla, 45 vjeç, raporton noa.al.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 05:20, kur automjeti që drejtohej nga Balla u përplas me një kamion. Për shkak të përplasjes së fortë, 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Pas goditjes së parë, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera.
Në mjetet e përfshira udhëtonin drejtuesit G. L., 59 vjeç, J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, A. V., e cila dyshohet se drejtonte një prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja pas përplasjes. Ajo është shoqëruar më pas për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rolin e saj në ngjarje.
Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit dhe dinamika që çoi në përfshirjen e pesë automjeteve.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






