Transmetuar më 07-09-2026, 08:14

BURREL – Një incident ka shoqëruar ndeshjen mes Burrelit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë.

Në minutën e 67-të të takimit, lojtari i Kastriotit, Fabio Hasa, është përfshirë në një konflikt me një tifoz në stadiumin “Liri Ballabani”.

Situata ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, ndërsa në përpjekje për të qetësuar situatën është përfshirë edhe policia.

Për episodin, gjyqtari i takimit i ka treguar kartonin e kuq Fabio Hasës, ndërsa me të kuq është ndëshkuar edhe trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu.

Ndeshja ka qëndruar e ndërprerë për rreth pesë minuta, përpara se situata të qetësohej dhe loja të riniste.

Takimi Burrel–Kastrioti përfundoi në barazim 2-2.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit