

ATHINË – Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patisias në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 05:00, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou, sipas raportimeve të mediave greke.
Dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, i janë afruar 55-vjeçarit dhe kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Plumbat e kanë kapur në gjymtyrët e poshtme, duke e lënë të plagosur.
Pas sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.
I plagosuri është transportuar me ambulancë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku ka marrë trajtimin mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë sekuestruar tre gëzhoja dhe një plumb si prova materiale.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






