

TIRANË – Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme.
Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me intervale të gjata me diell dhe pa reshje.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 12 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.
Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






