

MIAMI – Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ku një aeroplan mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes dhe është përplasur me disa automjete.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë aeroplanin jashtë zonës së pistës, pranë një rruge, ndërsa një pjesë e tij është përfshirë nga flakët.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje janë nisur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës.
“Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve në një deklaratë.
Sipas autoriteteve, nga incidenti ka persona të plagosur. “Zjarrfikësit po punojnë për të shuar zjarrin, ndërsa ka shumë të plagosur”, thuhet në njoftim.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi numrin dhe gjendjen e të plagosurve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.
Ngjarja ka shkaktuar kaos në aeroport, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në zonën e prekur.
🔴 La FAA annonce la fermeture jusqu’à nouvel ordre de l’aéroport de Miami suite à la violente sortie de piste du Boeing 767 de Prime Air.
Les services d'urgence de l’aéroport signalent plusieurs victimes après l’accident. pic.twitter.com/bQrNaNw97l
— air plus news (@airplusnews) September 6, 2026
NEW: An Amazon Prime Air Boeing 767 cargo jet overran the runway at Miami International Airport and caught fire.
Heavy black smoke visible from across the city.
The FAA issued a ground stop. pic.twitter.com/RNL2db0GRI
— Clash Report (@clashreport) September 6, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






